Kemi nderin të ju njoftojmë se më 20 shkurt 2015, aktivitetet e integruara jashtëmësimore në përputhje me modelin Nansen filluan të implementohen në SHF “Nikolla Karev” në f. Borinë, Krushevë dhe në SHMP “Liria” në Tetovë. Mësimdhënësit të inkuadruar në projektin e modelit Nansen për arsimim të integruar znj. Spasica Nikolovska dhe z. Isnisa Salioski (Krushevë) dhe znj. Radica Acevska dhe znj. Mirsada Idrizi (Tetovë)  zbatuan aktivitetin hyrës jashtëmësimor me nxënësit e përfshirë në projekt.