Më 12 dhe 19 shtator, 2013 u realizuan punëtoritë e para nga pakoja e trajnimeve të avancuara për modelin Nansen për arsimim të integruar.

Ky nivel i trajnimeve realizohet paralelisht për dy kategori të pjesëmarësve, respektivisht për grupin e parë të mësimdhënësve- realizues të modelit Nansen për arsimim të integruar të cilët vijnë nga më shumë komuna të R. së Maqedonisë.

Pakoja e avancuar e trajnimeve është e paraparë për mësimdhënësit të cilët me sukses e kanë përfunduar ciklin bazik të trajnimeve për MNAI. Përmes nivelit të avancuar të trajnimeve, mësimdhënësit do të kenë mundësi të zgjërojnë dhe thellojnë informacionet dhe njohuritë për konceptin e arsimimit të integruar si një trend dhe tendencë globale në arsimim.

Niveli i avancuar i trajnimeve përbëhet prej 6 fushave tematike të cilat do të realizohen nga ekipi i QDN Shkup dhe ekspertët lokal, por gjithashtu ky nivel i trajnimeve dë të ofrojë ligjerata nga profesorë dhe ekspertë të dalluar ndërkombëtar nga Irlanda Veriore, Norvegjia, Turqia dhe vendeve tjera. Prania e tyre do të shfrytëzohet për përcjelljen e e shembujve pozitiv, eksperiencave, arritjeve, sfidave, vështërsive, etj. me të cialt ballafaqohen gjatë procesit të promovimit të konceptit për arsimim të integruar.

Programi i pakos së avancuar të trajnimeve përmban 6 fusha tematike të cilat janë kombinim i ligjëratave, punëtorive dhe punës praktike. Cikli i trajnimeve do të realizohet gjatë një semestri. Temat e fushave tematike janë:

  • Arsimimi i integruar- trend dhe tendencë edukative
  • Kurikulumi nacional si parakusht për arsimim të integruar
  • Literatura mësimore për shkollën fillore dhe të mesme në kontekst të konceptit për arsimim të integruar
  • Dizajni i rrethit shkollor multietnik
  • Zhvillimi i idejës për arsimim të integurar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë
  • Vlerësimi i komponentave strukturore të konceptit për arsimim të integruar

Karakteristikat e trajnimeve janë:

  • Mënyrë interaktive e punës
  • Qasje dygjuhësore/trigjuhësore
  • Punë në grupe të vogla
  • Diskutime grupore
  • Simulime
  • Mësim nëpërmjet zgjedhjes së problemeve
  • Interpretim i roleve

Cikli i trajnimeve realizohet në gjuhët locale të bashkësive etnike (Maqedonase, Shqipëtare dhe Turke) duke e aplikuar në mënyrë active teknikën e parafrazimit.