Më 12 mars 2015, filloi procesi i trajnimit për grupin e 11 të pjesëmarrësve në nivelin bazik të trajnimit për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup. Grupi 11 është i përbërë nga profesorë që vijnë nga pesë shkollat e mesme profesionale të përfshira në projektin “Koncepti multietnik në arsim” – një projekt i përbashkët të implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me QDN Shkup e mbështetur financiarisht nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.
Pjesëmarrësit u mirëpritën nga ana e drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup z. Sasho Stojkovski, menaxherja e Qendrës për trajnim znj. Biljana Krsteska –Papiq , koordinatorja për edukim, trajnim dhe zhvillim znj. Sonaj Bilal. Pjesëmarrësit morën pjesë në punëtorinë e parë në kuadër të nivelit bazë të trajnimit për arsimim të integruar, e pasuruar me aktivitete të shumta hyrëse dhe interaktive.