Më 30 tetor, 2014 filloi procesi i trajnimit për arsimtarët e grupit të 7-të të inkuadruar në nivelin bazik të trajnimit të arsimimit integrues, në QDN Shkup. Pjesëmarrësit e sapo regjistruar u mirëpritën nga drejtori ekzekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski, menaxherja e Qendrës për trajnim Biljana Krsteska- Papiq si dhe koordinatorët dhe trajnuesit brenda ekipit për edukim zhvillim dhe trajnim Sonaj Bilal dhe Osman Emin.

Pas pjesës hyrëse pjesëmarrësit vazhduan me punëtorinë e pare të nivelit bazik të trajnimit për arsimim të integruar. Grupi i pjesëmarrësve përbëhet nga tandemët e arsimtarëve nga shkollat fillore multietnike dhe të mesme të R. së Maqedonisë. Ky është grupi i shtatë i arsimtarëve të regjistruar në kuadër të programit për mësimdhënës dhe personel shkollor që kanë marrë bursa të trajnimit nga QDN Shkup.