Më 7 Nëntor, 2011 u realizua ora e parë në suaza të aktiviteteve jashtëmësimore si pjesë e projektit Nansen modeli për arsimim të integruar pranë SHFK Rajko Zhinzifov. Gjatë orës së parë u ralizua njësia Fustani i vjeshtës në suaza të Eko sekcionit. Sipas programit për aktivitete jashtëmësimore për klasë të parë i hartuar nga Qendra për Dialog Nansen Shkup, për muajin nëntor janë parashikuar aktivitete në temë Vjeshta në vendin tim të cilët ju ofrojnë fëmijëve shumë aktivitete me lojëra dhe punime kreative. Nxënësit me një kënaqësi të veçantë morën pjesë në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe në fund i ekspozuan punimet e tyre në klasë.