Më 15 dhjetor 2012 Qendra për Dialog Nansen Shkup e shënoi fillimin e projektit Nansen modeli për arsimim të integruar në SHFK Strasho Pinxhur – komuna Krabinci. Gjatë ceremonisë së hapjes të pranishmit kishin rastin të dëgjojnë fjalimet e Ministrit për Arsim dhe Shkencë z. Pançe Kralev, prefektit të komunës Karbinci z. Vasil Bogdanski, drejtorit egzekutiv të QDN Shkup z. Sasho Stojkovski si dhe drejtoreshës së shkollës Strasho Pinxhur Znj. Natalija Kostova. Të pranishmit poashtu e përcjellën shfaqen e shkurtër të përgaditur nga ana e nxënësve.

Projekti do të përfshijë një pjesë të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve nga bashkësitë etnike turke dhe maqedonase me qëllim të përmirsimit të bashkëpunimit dhe rritjes së nivelit të integrimit.

Arsimtarët e kyqur në projektin të cilët do të jenë realizues të drejtëpërdrejtë të aktiviteteve të integrura jashtëmësimore vijonin trajme për arsimim të integurar në suaza të qendrës për Trajnim pranë QDN Shkup dhe do të punojnë në bazë të programeve për aktivitete të integruara jashtëmësimore të hartuara nga QDN Shkup. Përveç programeve për nxënës dhe trajnimeve për arsimtarët, programe të veçanta për bashkëpunim me prindër do të realizohen poashtu.

“Një nga shembujt dhe modelet më të mira i cili mund të promovohet dhe përdoret për të punuar mbi konceptin e arsimimit të integruar është gjithsesi Nansen modeli për arsimim të integuar të cilin e implementon Qendra për Dialog Nansen Shkup i cili transferohet nëpërmjet aktiviteteve të integruara mes nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike” tha në këtë rast Ministri Kralev.

Rreth Nansen modelit për arsimim të integruar

Nansen modeli për arsimim të integruar (NMAI) është model i ri në Republikën e Maqedonisë i cili mundëson integrim të suksesshëm të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve të bashkësive të ndryshme etnike nëpërmejt të një procesi bashkëkohor edukativo arsimor.

NMAI është model i arsimimit i cili i kultivon, inkurajon dhe integron në vehte vlerat multietnike, dygjuhësinë dhe njëkohësisht e promovon dhe mbështet bashkëpunimin në mes të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve i cili është i themeluar mbi respektimin e dallimeve, duke ndërtuar me këtë rast një bashkësi kohezive multietnike.

Link për broshurë. (PDF)

For more photos, click here.