Më 26 tetor, 2013, QDN Shkup e shënoi fillimin e nismës më të re- studio programit. Në emisionin e parë ishin të ftuar dy bashkëbisedues të dalluar nga Norvegjia; themeluesi i Nansen dialog rrjetit, Stajner Brin dhe përfaqësuesja e Bordit drejtues të QDN Shkup, Ingrid Vik.
Disa nga qëllimet kryesore të studio programit të QDN Shkup janë:
– të diskutohet rreth çështjeve të sistemit arsimor në R. e Maqedonisë të lidhura me mungesën e komunikimit mes bashkësive të ndryshme etnike, mungesës së kompetencave tek arsimtarët për të punuar në rreth multikulturor, etj;
-ngritja e vetëdijes për pasojat negative të ndarjes së shkollave;
-promovimi i arritjeve dhe suskeseve të Nansen model shkollave;
-prezantimi i sfidate të ballafaquara gjatë themelimit të arsimimit të integruar;
-promovimi i arsimimit të integruar si një trend dhe tendencë globale;
-prezantimi i praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimimit të integruar;
-prezantimi i rekomandimeve nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.
Emisioni i parë është planifikuar të emetohet gjatë fillimit të muajit nëntor, 2013 në YouTube kanalin e QDN Shkup.