Më 25 nëntor 2016, në hapësirat e Qendrës për trajnim, QDN Shkup shënoi fillimin zyrtar të trajnimit të specializuar për modelin dhe qasjen Nansen për grupin e dytë të pjesëmarrësve të cilët e filluan procesin e trajnimit me ligjëratën e parë me temë “Qëllimet dhe detyrat e arsimit interkulturor”. Krijimi i trajnimit të specializuar për modelin Nansen në arsimin fillor dhe të mesëm është iniciativë e cila ka për qëllim plotësimin e njohurive, ndërtimin e shkathtësive dhe kompetencave të mësimdhënësve të cilët janë realizues shumëvjeçar të modelit Nansen për arsimim të integruar, të dalluar në punën dhe realizimin e tyre në tandem, si dhe për mësimdhënësit të cilët vazhdimisht marrin pjesë në organizimin e aktiviteteve projektuese shkollore sipas modelit Nansen për arsimim të integruar.
Transformimi personal i tandemëve të inkuadruar shpresojmë se do të paraqesë bazë pët transformimin pozitiv të shkollave, duke falënderuar leverditë e identifikuara të modelit Nansen për arsimin të integruar për procesin e përgjithshëm edukativo-arsimor në Maqedoni.