Në gjysmë vjetorin e dytë të viti shkollor 2014/2015 filloi zbatimi i modelit Nansen për arsimim të integruar në shkollat fillore “Ali Bektashi” dhe “ Vuk Stefanoviq – Karaxhiq” në komunën e Bujanocit, Serbi. Mësuesit e përfshirë në projekt znj. Dragana  Jovanoviq, znj. Selime Bajrami, z. Srba Stefanoviq dhe z. Vilson Pajaziti realizuan aktivitetet e para jashtë mësimore me nxënësit (shqiptarë dhe serbë). Ekipi për arsimim, trajnim dhe zhvillim i QDN Shkup  kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e suksesshëm dhe të pavarur të aktiviteteve të integruara jashtë mësimorë sipas metodologjisë së modelit Nansen. Ju dëshirojmë nxënësve dhe mësimdhënësve punë te mbare dhe shume argëtim gjate aktiviteteve!