Më 22 gusht, 2012 Qendra për trajnim për arsimim të integruar zyrtarisht filloi me relizimin e ciklit të parë të trajnimeve bazike për arsimim të integruar. Trajnimet janë të organizuera në pesë punëtori të cilat i përfshijnë të gjitha fushat tematike të parapara në pakon bazike të përgaditur nga ana e ekipit për edukim të QDN Shkup.
Programi i këtyre trajnimeve bazike është i konceptuar dhe i strukturuar që të ju mundësojë të gjithë arsimtarëve, pedagogëve, psikologëve, drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore si dhe të gjithë subjekteve të interesuara të njihen me karakteristikat, veçoritë dhe përfitimet nga Nansen modeli për arsimim të integruar, si dhe ti zhvillojnë aftësitë për realizim të suksesshëm të “ Programeve për aktivitete jashtëmësimore të integruara“ në shkollat me strukturë multietnike të nxënësve. Grupi i parë i cili vijon këto trajnime bazike është i përbërë nga arsimtarë dhe pedagogë të cilët vijnë nga gjashtë shkolla fillore multietnike nga komunat Jegunovcë, Strumicë, Petrovec, Çair, Karbinci dhe Konjçe, ku mësimi zhvillohet në gjuhën Maqedonase, Shqipe dhe Turke.
Pas përfundimit të sukseshëm të pjesës teorike të trajnimeve do të vijojë pjesa praktike e cila do të realizohet në shkollat egzistuese të cilat në mënyrë të sukseshme e aplikojnë Nansen modelin për arsimim të integruar.