Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënëset Alma Allajbegu Buxhaku dhe Arbana Sela, së bashku me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Frytet vjeshtore” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet ishin të përbëra nga lojëra hyrëse me qëllim që nxënësit të njoftohen me temat ditore. Nxënësit diskutuan për vjeshtën dhe ndryshimet që ndodhin në natyrë gjatë kësaj stine dhe  krijuan disa punime në lidhje me temat ditore, duke shfrytëzuar materiale dhe ngjyra të ndryshme.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, mbështetja e interesimit dhe kërshërisë për përzierjen e ngjyrave dhe krijimi i ngjyrave të reja, ushtrimi i saktësisë gjatë ngjyrosjes së bazës për pikturim.