Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Florina Skenderi  dhe  Vesna Danajloska bashkë me nxënës të klasës së dytë dhe të tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Gëzime dimërore” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Realizimi i aktiviteteve ditore Rrëshqitja me saja dhe Rrëshqitja me ski filloi me lojëra hyrëse. Gjatë realizimit nxënësit bashkëpunuan me njëri tjetrin dhe duke përdorur materiale të ndryshme, nxënësit krijuan punime si: saja, skijator dhe male në 3d.

Qëllimet e aktiviteteve janë: nxitja e kuriozitetit piktoresk për krijimtari figurative me materiale të ndryshme jo standarde, ushtrimi i grafomotorikës gjatë vizatimit të larave dekorative, mbështetja e krijimtarisë në tandem dhe sensibilizimi i fëmijëve për rëndësinë e respektimit të pikturave të autorëve tjerë si dhe aftësimi i nxënësve për modelim dhe konstruim me materiale të ndryshme.