Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Jasmina Efremoska dhe Luljeta Aziri bashkë me nxënësit e tyre realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Gëzime dimërore” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Realizimi i aktivitetit ditor Rrëshqitja me saja filloi me lojëra hyrëse. Gjatë realizimit nxënësit bashkëpunuan me njëri tjetrin, vizatuan dhe ngjyrosën punime me saja, krijuan saja duke shfrytëzuar shkopinj druri dhe materiale të tjera si dhe në fletat e tyre të punës me lojën labirint, gjetën rrugën për të arritur deri te saja.

Qëllimet e aktiviteteve janë: nxitja e kuriozitetit piktoresk për krijimtari figurative me materiale të ndryshme jo standarde, ushtrimi i grafomotorikës gjatë vizatimit të larave dekorative, mbështetja e krijimtarisë në tandem dhe sensibilizimi i fëmijëve për rëndësinë e respektimit të pikturave të autorëve tjerë si dhe aftësimi i nxënësve për modelim dhe konstruim me materiale të ndryshme.