13 nëntor, 2014- Qendra për Dialog Nansen vazhdon me përpjekjet dhe kontributin në drejtim të rritjes së cilësisë së arsimit në shkollat e mesme profesionale. Sot, QDN Shkup shënoi hapjen zyrtare të kabinetit për mësimet praktike profesionale në Sh.M.P.  Gostivar. Kabineti është pajisur me aparatet më bashkëkohore dhe pajisjeve të nevojshme për mësim me cilësi të lartë, në departamentet e elektronikës dhe telekomunikacionit, automatikë kompjuterike dhe elektroteknikë. Pajisjet janë të dhuruara nga shkolla e mesme profesionale Kuben nga Oslo, Norvegji në bashkëpunim me QDN Shkup. Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Abdilaqim Ademi ritheksoi rëndësinë e donacionit në aspektin e përmirësimit të imazhit dhe cilësinë e shkollave të mesme profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të arsimit.