Bashkëpunim” në projektin “Shkolla fillore e integruar dygjuhësore”, projekt cili do të realizhet në tre vitet e ardhshme në shkollën fillore komunale “Marshall Tito” në Strumicë.

Në projekt janë të kycura dy klasa, gjegjësisht 33 nxënës (maqedon dhe turq), të regjistruar në klasë të parë në këtë vit shkollor, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit nga mësimi i rregullt dhe joformal.

Me këtë Maqedonia e fitoi shkollën e dytë fillore të integruar dygjuhësore, në të cilën për herë të parë mësimi do të mbahet në dy gjuhë, në atë maqedone dhe turke. Projekti finansiarisht është i përkrahur nga komuna e Strumicës dhe nga Ministria për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë – përmes Qendrës për Dialog Nansen – Shkup.

Në hapjen solemne të projektit të pranishëm ishin z. Abdylaqim Ademi- zëvendës kryetar i Qeverisë së RM, z.Nikolla Todorov – Ministër për arsim dhe shkencë, z. Baskar Herman-përfaqësues i ambasadës së Norvegjisë në Maqedoni, z.Steinar Brin – drejtor i rrjetit Nansen të Ballkanit, prindërit dhe nxënësit, përfaqësues të komunës së Strumicës dhe QDN Shkup, si dhe një pjesë e profesorëve nga Shkolla e mesme e integruar që gjendet në komunën Jegunovcë.

Kjo shkollë, është shkolla më e vjetër në Strumicë dhe ekziston prej vitit 1925, e cila gjithmonë ka qenë multietnikë dhe në të “Kur ka vullnet dhe dëshire, barrierat fetare dhe gjuhësore nuk ekzistojnë, ndërsa kur investohet në arsimim të fëmijëve rezultati gjithmonë është pozitiv”- deklaroi znj. Snezhana Koleva –drejtoreshë në shkollën fillore “Marshall Tito” në Strumicë.

Pas deklaratës së drejtoreshës, vijoi performanca e shkurtë e nxënësve e cila i mahniti të praFillimi i projektit më bën shumë të lumtur dhe optimist se projekti në këtë shkollë do të korr sukses për shkak të specifikave në vijim: Projektet për arsimim të integruar dy gjuhësor të cilt QDN Shkup tashmë tre vite i realizon në komunën Jegunovcë janë të njohura prej drejtorise te kësaj shkolle dhe nga komuna e Strumicës, kështu që prej këtu erdhi dhe iniciative për fillimin e këtij projekti në këtë shkollë; realizimi i këtij projekti finansiarisht do të përkrahet nga komuna e Strumivës dhe kryesor është motivimi, dëshira dhe ekzaltimi tek personeli I shkollës dhe prindërit e nxënësve të cilët mezi prisnin të vjen dita e fillimit të këtij projekti. Të nderuar mësimdhënës, edhe pse bëhet fjalë për projekt, projektet e tilla janë dicka e re në Maqedoni dhe kanë shumë rëndësi për QDN Shkup, shkollën, komunën e Strumicës dhe për Maqedonin – deklaroi Sasho Stojkovski.

“Vallë është me rëndësi që të disa thojnë kështu, e të tjerët ashtu? Vallë është me rëndësi që disa e festojnë Bozhiqin dhe Pashkët, ndërsa të tjerët Kurban dhe Ramazan Bajramin? Vallë është me rëndësi që disa quhen Stefan, Nadica, Zoran, Lubica, Ilija ose Elena, ndërsa të tjerët Jonuz, Orhan, Gylxhan, Alise, Xhelal ose Umut? Emri i tyre i përbashkët është “fëmijë” ose “nxënës” të cilët përmes këtij projekti do të demonstrojnë dhe vërtetojnë se dallimet tërhiqen. Jam I bindur se Shkolla fillore komunale “Marshall Tito” do të jetë shembull I mirë për shkollat e tjera të ngjajshme në Maqedoni, ndërsa komuna e Strumicës do të jetë krenare që në projektin e “Qendrës për Dialog Nanses” ka vërejtur energji pozitive e cila I jep beneficionet e dëshiruara. Me shpresë së ky hap I parë do të jetë fillimi i një rruge të gjatë, dëshiroj që nxënësit dhe prindërit e tyre, në fund sincerisht të shprehen për këtë projekt, edhe që është “shume i mirw” edhe “cok guzel” – deklaroi prefekti i komunës së Strumicës, Zoran Zaev.

“Që Strumica të funksionojë si komunë multietnike, që Maqedonia të funksionojë si shtet multietnik, që e gjithë Evropa të funksionojë si shoqëri multietnike, na nevojitet dialog multietnik, dhe ky projekt e ofron pikërisht atë”. Fridtjof Nansen – fitues I cmimit Nobel për paqë, kishte idejë të arrijë deri tek Poli Verior përmes rreshqitjes nordike. Të gjithë i thoshin, ajo është e pamundur! Ndërsa përgjigja e tij ishte: Asgjë nuk është e pamundur, për të pamundurën nevojitet vetëm pak kohë më tepër! Kjo është vizita ime e parë në Strumicë dhe përmes kësaj vizite, Evropa u bë më e madhe dhe më reale për mua. Evropa nuk është koncept, Evropa nuk është idejë, Evropa është vend ku jetojmë gjithë së bashku dhe ku të gjithë mund të mësojmë njëri prej tjetrit. – deklaroi Steinar Brin, drejtor i rrjetit Nansen në Ballkan.

Shkolla, të punësuarit dhe prindërit, këtu në Strumicë mund të paraqesin simbol për atë se cka mund të arrihet nëse kuptojmë se grupet etnike duhet të punojnë së bashku me qëllim që të krijojmë një të ardhme më të mire për ne. Ju, të gjithë jeni shembull ideal për komunat tjera multietnike, përmes përkrahjes që e ofroni për vazhdimin e këtij projekti. Sic vec e dini, Norvegjia tashmë përkrah një shkollë fillore të integruar në Maqedoni dhë Norvegjia është shumë e kënaqur nga puna e Qendrës për Dialog Nansën dhe shpresojmë se edhe këtu ata do të korrin sukses, deklaroi z. Baskar Herman, përfaqësues i ambasadës së Norvegjisë në Maqedoni.

Ministri për arsim, Nikolla Todorov, gjithashtu e theksoi rëndësinë e këtij projekti dhe sukseset e arritura përmes tij . “Jam i bindur se realizimi i këtij projekti, qëllimet e të cilit janë tejkalimi i stereotipeve dhe barrierave tek fëmijët të lidhura me prejardhjen e tyre etnike dhe kulturore, thellimi i bashkëpunimit konstruktiv mes fëmijëve nga përkatësi të ndryshme etnike si dhe toleranca mes dallimeve sociale, etnike dhe kulturore, do të jenë bazë solide për implementim të suksesshëm të strategjisë për arsimim të integruar, e aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. “Këtë koncept të arsimimit të integruar ne padyshim e përkrahim dhe ai koncept nuk duhet të izolojë askënd, por të bashkojë dhe në këtë mënyrë ai do të mundësojë të fitojmë një nivel më të lartë të shoqërisë së integruar. Ajo është edhe njëra prej kushteve kyce për ndërtimin e suksesshëm të demokracisë multikulturore dhe funksionale në Republikën e Maqedonisë – theksoi ministri Nikolla Todorov.

Me kënaqësi e pranova ftesën për promovimin e projektit të dytë të suksesshëm për shkollën fillore të integruar dy gjuhësore në Maqedoni, projekt në të cilin në mënyrë direkte kam qenë I kycur në komunën Jegunovce dhe përvoja tregon se përdorimi i dialogut, kycja e prindërve, mësimdhënësve dhe qeverisë lokale janë komponentë shumë të rëndësishëm për realizim të suksesshëm të projektit. Pak kohë më parë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi strategjinë për arsimimin e integruar, në të cilën qëllimi kryesor është që përmes pesë komponentëve të ipet kontribut në mësimin e përbashkët të nxënësve të grupeve të ndryshme etnike, të kenë aktivitete të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore, kycjen e të gjitha institucioneve arsimore me qëllim që të kemi një arsimim të integruar, I cili do t’I eliminojë paragjykimet të cilat krijohen gjatë arsimimit, integrim dhe kohezion më të mirë në Republikën e Maqedonisë, theksoi Zëvendës kryetari I Qeverisë së RM –z. Abdylaqim Ademi.

Në fund të ceremonisë solemne, mysafirët e pranishëm e vizituan klasën e adaptuar në shkollën ku do të realizohet projekti për mësim të integruar dy gjuhësor. QDN Shkup dhe komuna e Strumicës besojnë se projekti do të jetë shembull i mirë dhë i suksesshëm në këtë pjesë të Maqedonisë dhë numri I nxënësve të cilët do të marin pjesë në këtë projekt sa do të vjen e shtohet në vitet e ardhshme.

 

For more photos, click here.