Dy kabinete të burimeve interkulturore u hapën zyrtarisht më datën 06.15.2021 në Institutet e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm midis Fakultetit Filozofik dhe QDN Shkup, me qëllim forcimin e kompetencave interkulturore të studentëve.

Në ngjarjen ishin të pranishëm zëvendës Ambasadori Geir Johansen, zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, Dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Ratko Duev, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup Veton Zekolli si dhe drejtuesit e instituteve Prof. Dr. Jasmina Dizdareviq dhe Prof. Dr. Ana Frichand.

Pajisja e kabineteve u mundësua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë dhe Ambasadës Norvegjeze në Beograd.