Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Daniela Mladenovska dhe Teuta Bediu realizuan aktivitetin “Harabeli gri” në kuadër të temës mujore “Bora e parë” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e parë.

Aktiviteti filloi me lojëra hyrëse, pastaj nxënësit punuan në grupe dhe duke shfrytëzuar materiale të ndryshme prenë, ngjitën dhe formësuan harabela dhe shtëpiza për harabela.

Qëllimet e aktivitetit janë: stimulimi i imagjinatës kreative tek nxënësit, njohja dhe emërtimi i drejtë i sipërfaqeve dhe mjeteve për pikturim dhe aftësimi i nxënësve për organizimin e pavarur të elementeve në hapësirë (relacionet hapësinore lart-poshtë, djathtas-majtas).