Më 25 shkurt 2019, mësimdhënësit Todorka Nane dhe Nadica Nane realizuan aktivitetin ditor “Herbarium” në kuadër të temës “Përmbledhjet” nga “Eko sekcioni” i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e pestë.
Nxënësit me ndihmë të enciklopedisë u njohën me bimët, pjesët e tyre si dhe termin herbarium. Ata së bashku me mësimdhënësit rishikuan dhe përshkruan gjethet e thara me të cilat më pas krijuan pllakate.
Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e një qëndrimi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj botës bimore, thellimi i interesit të nxënësve për hulumtime rreth mjedisit drejtpërdrejtë natyror,inkurajimi i bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dy grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit me fjalë të reja në të dy gjuhët.