Më 3 nëntor 2017 mësueset Tijana Bajraktarska dhe Hurmet Ala realizuan një aktivitet ndërkulturor së bashku me nxënësit e klasës së tretë të përfshirë në projekt. Aktiviteti u zhvillua si pjesë e pjesës së programit “Njihu me Maqedoninë” dhe mësueset kanë aplikuar qasjen dygjuhësore dhe bashkëpunimin në tandem për zbatimin e aktiviteteve. Qëllimet e aktivitetit ishin: nxitja e marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene; prezantimi i këngëve të më shumë etnive në Republikën e Maqedonisë.