Më 15 nëntor 2017, tandem i mësimdhënësve i përbërë nga mësueset Alpina Fejzuli-Beshiri dhe Milica Apostoloska realizuan aktivitete ndërkulturore jashtëmësimore sipas sekcionit të programit Nansen Njihuni me Maqedoninë. Tema e aktivitetit ishte “Valle tradicionale maqedonase dhe shqiptare”. Qëllimet e aktivitetit ishin: shtytja e relacioneve bashkëpunuese ne grupin me strukture heterogjene etnike; kultivimi i dashurisë ndaj vendlindjes dhe respektimi i dallimeve kulturore ne R.M; njoftimi i nxënësve me këngë tradicionale të më shumë etniteteve ne R.M; zhvillimi i ndjenjës për ritëm gjate kërcimit te valleve tradicionale popullore për fëmije si dhe kultivimi i klimës pozitive emocionale ne grupin përmes prezantimit të valleve popullore dhe muzikore për fëmije.
