Gajtë periudhës shtator- dhjetor, 2013, mësimdhënësit nga grupi i parë dhe i dytë e përfunduan nivelin e avancuar të trajnimit për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim të QDN Shkup.
Qëllimet e trajnimit të avancuar për arsimim të integruar janë:
- Njohja me konceptin dhe idenë për arsimim të integruar si dhe veçoritë dhe karakteristikat e tij;
- Sensibilizimi për respektimin e diferencave në shoqërinë më të gjerë;
- Përkrahja e bashkëpunimit konstruktiv dhe interaksionit mes kuadrit mësimdhënës si dhe mes institucioneve arsimore nga komunat e ndryshme të R.M;
- Aftësimi për vlerësim kualitativ të përmbajtjeve në literaturën mësimore;
- Njohja me shembuj dhe eksperienca pozitive për implementim të suksesshëm të arsimimit të integruar ;
- Zhvillimi i idesë për arsimim të integruar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë;
- Krijimi i standardeve për vlerësimin e aktiviteteve të ndryshme të integruara.
Niveli i avancuar i trajnimeve u realizua sipas strukturës në vazhdim:
-40 orë nga fushat tematike: principet, qëllimet dhe detyrat e arsimimit të integruar; kurikula nacionale si parakusht për arsimim të integruar; literatura shkollore për arsim fillor dhe të mesëm në kontekst të konceptit për arsimim të integruar; dizajni i hapësirës multietnike shkollore; zhvillimi i idesë për arsimim të integruar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë; vlerësimi i komponentëve strukturore të konceptit për arsimim të integruar;
-10 orë në temat: arsimimi i integruar si tendencë, trend dhe domosdoshmëri globale; roli i mësimdhënësit në shoqëri në procesin e zhvillimit të shkollave të integruara; shkolla e shekullit 21. dhe sfidat e sistemit arsimor të Turqisë; etosi i arsimimit të integruar në Irlandën Veriore; praktikat e mira të arsimimit të integruar dhe multikulturor në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kroaci;
-10 orë vlerësim të rezultateve nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore dhe krijimi i programit vjetor për aktivitete të integruara jashtëmësimore.