Më 5 mars, 2013, java ndërkombëtare e arsimimit të integruar u shënua dhe në shkollën fillore “Goce Dellçev”- komuna Konçe. Gjatë aktiviteteve të integruara jashtëmësimore në suaza të projektit modeli Nasen për arsimim të integruar, nxënësit e shënuan javën duke vizatuar së bashku në fushën e hapur sportive të shkollës. Ky ishte një rast i mirë për shoqërim mes nxënësve dhe arsimtarëve.