Gjatë muajit tetor 2018, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Jetojmë të shëndetshëm, ushqehemi shëndetshëm” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Për realizimin e aktiviteteve ditore Vitaminat dhe Piramida e ushqimit, nxënësit diskutuan për vitaminat, llojet dhe rëndësinë e tyre për shëndetin e njeriut. Ata krijuan forma 3D të frutave dhe perimeve si dhe pllakat me piramidën e ushqimeve.

Disa nga qëllimet e këtyre aktiviteteve janë  njohja me rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm në jetën e përditshme dhe me rëndësinë e të ushqyerit cilësor për rritje dhe zhvillim të drejt,  nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm në grupe dhe në çift, nxitja e kreativitetit dhe origjinalitetit fëmijëror si dhe kultivimi i klimës pozitive socio-emocionale në grup.