Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Mirjana Nevenova dhe Fatmire Mahmudi bashkë me nxënës të klasës së katërt realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Qëndisje” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nëpërmjet lojës hyrëse “Lepurushi humbi kapelën”, nxënësit zbuluan temën e aktivitetit ditor. Gjatë realizimit të aktivitetit ditor “Kapela”, nxënësit bashkëpunuan me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e fillit të leshit, fijeve të ndryshme dhe pëlhurës krijuan kapele dimri.

Qëllimet e aktiviteteve janë: përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve dhe arsimtarëve nga dy bashkësi të ndryshme etnike, shtytja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit përmes shprehjes dhe krijimtarisë artistike, njoftimi i nxënësve me bazat e qëndisjes si mënyre e krijimtarisë shprehëse, si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me fjalë të reja nga fusha e artit në të dy gjuhët.