Më 9 shkurt 2018, mësimdhënëset Snezhana Pop-Stefanija dhe Teuta Bediu realizuan aktivitetin interkulturor me nxënësit në temën “Kavanozat dhe shishet nga bodrumi ynë”. Aktiviteti ishte një kombinim i detyrave krijuese dhe shkëmbimit të ideve kreative se si të ripërdoren gjërat të cilat i kemi në shtëpi dhe të njëjtat të transformohen në dekorime ambienti. Nxënësit me kënaqësi punonin së bashku dhe vendosën produktet përfundimtare si dekorime në klasën e tyre.