Më 5 shkurt 2018, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti realizuan aktivitetin interkulturor me nxënësit e përfshirë në aktivitetet e projektit Nansen me temën “Kavanozat nga bodrumi ynë”. Aktiviteti ishte një kombinim i detyrave krijuese dhe të mësuarit se si të ripërdoren gjërat të cilat i kemi në shtëpi dhe të njejtat të transformohen në dekorime për ambiente. Nxënësit me kënaqësi punonin së bashku dhe vendosën produktet përfundimtare në klasën e tyre.