Më 6 mars 2019 mësimdhënësit Jagoda Dimovska dhe Izet Jusufi me nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë realizuan aktivitete nga seksioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet filluan me lojë hyrëse e më pas vijoi diskutim rreth traditës maqedonase dhe shqiptare sa i përket këngëve tradicionale. U bisedua se çfarë këngësh këndohen në ngjarje të caktuara, u numëruan disa këngë tradicionale maqedonase dhe shqiptare. Si më karakteristike i veçuan dy këngë: Makedonsko devojçe (Vajzë maqedonase) dhe Mora rrugë kah Manastiri të cilat nxënësit i mësuan dhe i kënduan. Në pjesën përfundimtare të aktiviteteve nxënësit vallëzuan valle tradicionale maqedonase dhe shqiptare me këngët e lartpërmendura.

Qëllimet e aktiviteteve janë: kultivimi i dashurisë ndaj vendlindjes, si dhe respektimi i dallimeve kulturore në R. e Maqedonisë, thellimi i interesit për hulumtimin e trashëgimisë popullore muzikore të më shumë grupeve etnike në R. e Maqedonisë si dhe zhvillimi i pikëpamjeve kozmopolite dhe tolerante ndaj dallimeve të karakterit gjuhësor, etnik, fetar dhe kulturor.