Gjatë muajit nëntor, mësimdhënësit Tatjana Drangovska dhe Saba Asani, së bashku me nxënësit e tyre realizuan aktivitetet jashtëmësimore rreth temës: Përralla – Kësulëkuqja, nga Sekcioni i dramës i Programit vjetor për aktivitete interkulturore jashtëmësimore.

Gjatë këtyre aktiviteteve nxënësit patën mundësi të: luajnë lojëra të ndryshme për t’u njoftuar me temën mujore, të ndajnë atë që dinë për Kësulëkuqen, cilët janë personazhet e mirë dhe cilët janë personazhe negative të përrallës, të vizatojnë dhe ngjyrosin personazhet e përrallës, dhe të bëjnë punime të ndryshme në lidhje me përrallën Kësulëkuqja. Aktivitetet ishin mjaftë tërheqëse  për nxënësit të cilët në të njëjtën kohë mësuan gjëra të reja dhe u shoqëruan me shokët dhe shoqet e grupit.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë mbështetja е kureshtjes dhe origjinalitetit të fëmijëve si dhe potencialeve të tyre krijuese, zhvillimi i potencialit krijues të fëmijëve, si dhe fantazisë krijuese, kultivimi të shprehurit të drejtë letrar dhe logjik gjatë tregimit dhe ritregimit.