Më 13 shkurt 2019, mësimdhënësit Kristina Stojanova dhe Zerin Kokaljari me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitetin ditor “E drejta e familjes” nga sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Realizimi i aktivitetit filloi me lojën hyrëse Portret. Pas lojës hyrëse secili nxënës krijoi kornizë me shkopinj druri me ngjyra të ndryshme dhe në të njëjtat vendosën portretet e përgatitura paraprakisht.

Qëllimet e aktivitetit janë bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, ndihma gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene, si dhe inkurajimi i kreativitetit dhe origjinalitetit të nxënësve përmes shprehjes artistike dhe krijimit.