Gjatë muajit dhjetor të 2018, mësimdhënësit Kristina Stojanova dhe Zerin Kokoljari me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitete nga seksioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë realizimit të aktiviteteve, nxënësit përdorën një kolazh për të shkruar emrat e tyre.

Gjithashtu, në fletëza të gjelbra nxënësit shënuan asociacione të bukura për çdo anëtarë të familjes së tyre, shtuan vizatime dhe dekorime dhe nga këto formuan një bredh të vitit të ri.

Qëllimet e aktiviteteve janë bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, ndihma gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene, si dhe inkurajimi i kreativitetit dhe origjinalitetit të nxënësve përmes shprehjes artistike dhe krijimit.