Gjatë muajit janar 2019, mësimdhënëset Vesna Stojanova dhe Afërdita Sali, së bashku me nxënësit e tyre realizuan aktivitetin ditor “Kolede Lede” në kuadër të temës mujore “Festat” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Mësimdhënëset biseduan me nxënësit e tyre për festën Buzmi, sqaruan se Buzmi quhet nata para Krishtlindjes, sipas traditës krishtere ortodokse. Nxënësit në mënyrë aktive morën pjesë në aktivitet, me kënaqësi bashkëpunuan gjatë punimit të shportëzave për kolendarë, u shoqëruan dhe në të njëjtën kohë mësuan dhe kënduan këngën Kolede-lede.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: zhvillimi i pikëpamjeve kozmopolite dhe tolerante drejt dallimeve të karakterit gjuhësor, etnik, fetar dhe kulturor dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me më shumë fraza kulturo-shoqërore të zakonshme për raste dhe festa të ndryshme.