Më 22 mars, 2012 Komesari i Lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së z. Knut Volebek u takua me ekipin e QDN Shkup dhe me një grupë prindësh nga shkollat të cilat e aplikojnë Nansen modelin për arsimim të integruar. Takimi u realizua në sallën e konferencave pranë Hilodej In në Shkup. Qëllimi i takimit ishte të dëgjohen mendimet dhe qëndrimet e prindërve rreth incidenteve të cilat ndodhën mes disa nxënësve dhe tensionet ndëretnike në komunat multietnike. Njëkohësiht prindërit i ndanë mendimet e tyre rreth dobive nga Nansen modeli për arsimim të integuar dhe rreth sidave me të cilat ballafaqohet sistemi edukatin në Maqedoni.