Më 12 shkurt 2019, mësimdhënësit Spasiçe Nikollovska dhe Isnisha Salioski nga shkolla periferike “Nikola Karev”, f.Borinë, realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Komunikacioni hekurudhor, nga sekcioni i Komunikacionit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e dytë.
Aktiviteti filloi me tregim të shkurtër përmes së cilit nxënësit u njoftuan me konceptin e komunikacionit hekurudhor. Nxënësit e ndarë në dy grupe me pjesë druri ndërtuan ndërtesë të stacionit hekurudhor, binarë, dhe tren. Të njejtat i ngjyrosën dhe i dekoruan sipas dëshirës.
Qëllimet e këtij aktiviteti janë: aftësimi i fëmijëve për sjellje të sigurt në komunikacionin hekurudhor, zgjerimi i njohurive të nxënësve për profesionet të cilat janë të inkuadruar në komunikacionin hekurudhor, adoptimi frazave socio-kulturore të domosdoshme për sjellje të drejtë dhe të kulturuar gjatë shfrytëzimit të komunikacionit hekurudhor si dhe ushtrimi i precizitetit gjatë konstruimit dhe ngjyrosjes.