Në shkurt 2019, mësimdhënësit Jagoda Miteva dhe Kemal Alicov me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Komunikacioni hekurudhor, nga sekcioni i Komunikacionit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e dytë.

Aktiviteti filloi me lojëra përmes të cilave nxënësit improvizuan stacionin e trenit si dhe procesin e udhëtimit. Pastaj nxënësit të ndarë nëpër grupe krijuan disa punime në lidhje me temën.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: aftësimi i fëmijëve për sjellje të sigurt në komunikacionin hekurudhor, zgjerimi i njohurive të nxënësve për profesionet të cilat janë të inkuadruar në komunikacionin hekurudhor, adoptimi i frazave socio-kulturore të domosdoshme për sjellje të drejtë dhe të kulturuar gjatë shfrytëzimit të komunikacionit hekurudhor si dhe njohja e shenjave të komunikacionit të cilat supozojnë komunikacion të sigurt hekurudhor.