Gjatë nëntorit 2018, mësimdhënësit Merita Ismajlovska dhe Valentina Bosilkovska me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetet: Vetura, kamionë dhe autobusë, Në stacionin e autobusëve, Në stacionin hekurudhor dhe Si të jemi të sigurt në komunikacion, në kuadër të temës mujore komunikacioni tokësor nga Sekcioni i komunikacionit.
Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit patën mundësi të vizitojnë stacionin e autobusëve dhe trenave dhe të diskutojnë për rëndësinë e tyre dhe mënyrën e udhëtimit, të dëgjojnë një leksion rreth sigurisë në komunikacion nga një përfaqësues i MPB-së si dhe të krijojnë mjete transporti me materiale të ndryshme.
Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë zgjerimi i njohurive paraprake të nxënësve për mjetet e transportit, aftësimi i nxënësve për lëvizje të pavarur në rrugë, thellimi i marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese ndërmjet nxënësve të komuniteteve të ndryshme etnike, si dhe zhvillimi i të menduarit logjik, fleksibël, divergjent dhe kritik tek nxënësit.