Më 14 janar 2016, Ministria e arsimit dhe shkencës së Republikës së Maqedonisë oficialish e pranoi Konceptin për arsim interkulturor si dokument zyrtar të MASH.
Koncepti u hartua nga grupi i ekspertëve i formuar nga QDN Shkup në partneritet me Ministrinë e arsimit dhe shkencës.
Iniciativa për krijimin e Konceptit për arsim interkulturor është pjesë e projektit “Koncepti multietnik në arsim” i implementuar nga ana e QDN Shkup dhe MASH me përkrahje financiare të Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretësisë së Norvegjisë.
Koncepti për arsimim interkulturor është hartuar në bazë të hulumtimit të kushteve momentale në shumicën e shkollave monoetnike dhe multietnike nga vendet rurale dhe urbane në R.M. me qëllim të vlarësimit të dimensionit interkulturor në arsimin fillor dhe të mesëm.
Koncepti do të ofrojë qasje, praktika pozitive dhe eksperienca për përkrahje kros-kurikulare të vlerave ndërkulturore përmes kurikulit zyrtar dhe të fshehur. Përfitimi i veçantë nga Koncepti për arsimim interkulturor do të jetë dimensioni mikropedagogjik i të njëjtit.
Për ta lexuar dhe shkarkuar Konceptin për arsim interkulturor, Ju lutemi klikoni në vegëzat në vazhdim: