Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski dhe menaxherja e Qendrës për Trajnim znj. Biljana Krsteska – Papiq së bashku me partnerët tjerë të kyçur në projektin e modelit Nansen për arsimim të integruar – drejtorin e SHF “Sllavço Stojmenski” Vinicë z. Jordan Stojanov, mësimdhënëset znj. Daniela Apostolovska dhe znj. Aleksandra Kundevska nga SHF “Bratstvo – Migjeni” Tetovë, morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare për arsimim të integruar të titulluar “Arsimi i integruar dhe ndërkulturor në Evropë”. Konferenca u organizua nga Qendra për Dialog Osijek dhe u mbajt në qytetin e Vukovarit nga 28 shkurt deri më 1 mars të vitit 2015. Konferenca u organizua me qëllim të shkëmbehen praktikat më të mira dhe përvoja në fushën e arsimit të integruar dhe pjesëmarrësit në konferencë kishin mundësinë të dëgjojnë ligjërata dhe prezantim nga folësit që vijnë nga Britania e Madhe, Maqedonia, Gjermania, Norvegjia, Turqia, Izraeli, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Kroacia.

Në ditën e parë të punës të Konferencës, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup z. Sasho Stojkovski iu drejtua pjesëmarrësve tjerë dhe dha një pasqyrë të fushëveprimit të punës të QDN Shkup dhe aktiviteteve në Maqedoni dhe në rajon veçanërisht duke u fokusuar në ndikimin e Programit për dialog dhe pajtim.

Menaxherja e Qendrës për Trajnim znj. Biljana Krstesk – Papiq mbajti një prezantim për përfitimet, karakteristikat dhe rezultatet e QDN Shkup duke elaboruar të gjitha specifikat e këtij modeli të arsimit të integruar të zhvilluar nga QDN Shkup. Pastaj, pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndjekin një film të shkurtër të përgatitur nga QDN Shkup të titulluar “Modeli Nansen – përshtypjet, përfitimet dhe perspektivat”, i cili përmban deklarata dhe intervista me palët e interesuara dhe përfitues të projekteve kryesore.

Pas përfundimit të prezantimeve , pjesëmarrësit u inkuadruan në panel diskusionin me përfaqësuesit e QDN Shkup.