Më 12 dhjetor, 2012 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë u organizua konferencë për sfidat e reformave arsimore e cila u mbajt me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Këshillin e Evropës. Ngjarja u realizua në Kuvendin Parlamentar të BiH. Temat e diskutuara gjatë konferencës ishin të lidhura me sfidat e reformave arsimore.

Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues nga ministritë, universitetet, organizatat jo-qeveritare dhe shoqatat që kanë pjesëmarrjen e tyre në proceset arsimore në BiH dhe më gjerë.

Konferenca u hap nga Ministri i Çështjeve Civile z. Sredoje Noviç , kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në BiH znj. Mary Ann Hennessy dhe kreu i programit të delegacionit të BE-së në BiH z. Holger Shroeder.

Pikat kryesore që u diskutuan gjatë konferencës ishin:

– Tejkalimi i diskriminimit dhe segregacionit në sistemin e arsimit, një detyrim i Bosnjës dhe Hercegovinës në fushën e të drejtave të njeriut;

– Për të praktikuar dhe mësuar drejtat e njeriut dhe demokracinë;

– Studimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut;

– Diversiteti linguistik, diversiteti kulturor në arsim në një kontekst evropian.

Në pjesën e fundit të konferencës, seksioni i dedikuar për diversitetin gjuhësor dhe kulturor në arsim në një kontekst evropian, Despina Stojanovska përfaqësuesja e QDN Shkup, prezantoi modelin Nansen për arsim të integruar (NMIE) si një shembull pozitiv i zbatuar me sukses në Maqedoni. Pas perspektivave teorike që ishin të prezantura para pjesëmarrësve të konferencës, aplikimi praktik i modelit arsimor të integruar u përcoll përmes një prezantim të detajuar i cili shfaqi interes tek të pranishmit për pyetje shtesë dhe ndarjen e përvojave të cilat u diskutuan edhe përtej agjendës zyrtare të konferencës.

Pjesmarrja e QDN Shkup në këtë konferencë ishte një mundësi për të promovuar modelin Nansen për arsim të integruar dhe për të krijuar kontakte të reja me disa nga pjesëmarrësit të cilët punojnë në të njëjtën fushë apo fushë të ngjashme tematike.