Sot, 11.04.2019, në Kishinau të Moldavisë u mbajt Konferenca “Edukimi multilingual në rajonin e OSBE-së: përvojat dhe perspektivat për Moldavinë”. Në konferencë morën pjesë ekspertë nga disa shtete të OSBE-së, në mes të cilëve edhe znj. Biljana Krsteska Papiq, menaxhere e Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup. Në prezantimin e saj para të pranishmëve, znj. Krsteska Papiq foli për modelin Nansen për arsim interkulturor në Republikën e Maqedonisë, i cili mundëson integrimin e suksesshëm të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve nga komunitetet e ndryshme etnike përmes një procesi modern arsimor.