Më 23 shkurt 2018 mësimdhënëset Valentina Bosilkovska dhe Lindita Jusufi zbatuan aktivitetin interkulturor “Shtëpiza për zogj” si pjesë e Eko-sekcionit i cili realizohet me nxënësit e klasës së parë. Nxënësit me shumë kënaqësi ndërtonin shtëpizën ndërsa bashkëpunonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin. Përveç promovimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, ndihmës dhe shoqërimit ndërmjet nxënësve, qëllimi i aktivitetit ishte që të inkurajojë nxënësit që të kujdesen për natyrën dhe zogjtë.