15 janar 2018- Qendra për dialog Nansen Shkup falënderon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të cilat dorëzuan aplikime të kompletuara konform afatit të përcaktuar në thirrjen e shpallur më 10.12.2017. Thirrja e hapur u shpall nga Qendra për dialog Nansen Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës me qëllim përzgjedhjen e 3 (tre) shkollave fillore dhe/ose të mesme të cilat do të zbatojnë Konceptin e arsimit interkulturor.

Në bazë të kritereve për përzgjedhjen e model-shkollave që do të zbatojnë Konceptin e arsimimit interkulturor, shkollat potenciale ​që do të merren parasysh në fazën e mëtutjeshme të përzgjedhjes janë shkollat ​​në vijim:

– Shkolla komunale teknike Teknike “Gostivar” – Gostivar

– Shkolla fillore komunale “Krste Petkov Misirkov” – Radovish

– Shkolla e mesme komunale “Gostivar” – Gostivar

Faza e ardhshme e përzgjedhjes parashikon vizitë në shkollat ​​e mësipërme për të vërtetuar informacionet dhe planin e zbatimit të cilat janë pjesë e aplikimit, në bazë të cilave do të merret  vendimi përfundimtar për përzgjedhjen e model-shkollave.

Shkollat:

– Shkolla fillore “Vrapçisht” – Vrapçisht

– Shkolla fillore “Edinstvo – Bashkimi- Birlik” – Gostivar

– Shkolla e mesme komunale “Car Samoil” – Resnjë

do të kenë mundësinë të përfshihen në programet e Nansen Qendrës së Trajnimit dhe në realizimin e aktiviteteve të projektit duke aplikuar modelin Nansen. Detaje shtesë për këtë lloj bashkëpunimi do të paraqiten gjatë takimeve me administratat e këtyre shkollave.