Më 23 nëntor 2017, nxënësit së bashku me mësueset e tyre Lidija Bilbiloska dhe Drita Jakupi festuan ditëlindjet e nxënësve si pjesë e aktiviteteve jashtëmësimore ndërkulturore. Festimi i ditëlindjeve është pjesë e aktiviteteve të programit vjetor dhe qëllimi i tyre është të zhvillojnë dhe të përforcojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes nxënësve, të zhvillojnë ndjenjë gëzimi, lumturie dhe kënaqësie në festimin e ditëlindjeve si dhe të inkurajojë nxënësit për bashkëpunim të ndërsjellë gjatë aktiviteteve.