Më 19 prill 2017 në hapësirat e Qendrës për trajnim të QDN Shkup, pjesëmarrësit e Grupit 2 që janë pjesë e programit të trajnimit të specializuar për modelin dhe qasjen Nansen morën pjesë në trajnimin e pestë me temën “Nevoja e arsimimit interkulturor”. Leksioni i trajnimit u realizua nga prof. Enver Abdulahi nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Modulet e specializuara të trajnimit kanë përfshirë edhe ligjëratat e përgatitura dhe realizuara nga prof. Elena Ackovska- Leskovska nga Instituti për Psikologji – Fakulteti i Filozofisë dhe prof. Suzana Miovska-Spaseva nga Instituti për Pedagogji – Fakulteti i Filozofisë në kuadër të Universitetiit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.