Gjatë muajit shkurt 2019, mësuesit Emel Memisheva dhe Julia Svirkov realizuan aktivitetin hyrës  “Libri i miqësisë” sipas modelit Nansen për arsim interkulturor me nxënësit e përfshirë në projekt.

Secili nxënës në një fletë të bardhë vizatoi fytyrën e vet. Pasi vizatuan dhe ngjyrosën vizatimet, secili nxënës e shkroi emrin e tij në vizatim dhe prej tyre krijuan Librin e Miqësisë.

Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve, krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës dhe besimit reciprok.