Më 21 Nëntor 2014, në UE Info Qendrën në Shkup, pjesëmarrësit e grupeve 5, 6 dhe 7 në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, patën mundësinë të mësojnë më shumë për zhvillimin e arsimimit të integruar në Irlandën Veriore dhe ndërkombëtarisht, si dhe të marrin informacione të detajuara mbi programin e trajnimit për qasje të paanshme për mësuesit. Leksioni u ndoq me interes nga pjesëmarrësit, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në seancën e diskutimit. Z-nj. Paula Mekëluejn është pjesë e ekipit  ndërkombëtar  të ekspertëve në suaza të Qendrës për  trajnim të QDN Shkup.

Më 22 nëntor 2014 pjesëmarrësit e  grupeve 3,4 dhe 5 të Qendrës për trajnim morën pjesë në ligjëratën e përgatitur nga profesori prof. dr. Zvi Bekerman. Profesori Bekerman ligjëron antropologjinë e arsimit në Fakultetin e Arsimit dhe Qendrën Milton, Universitet Hebrej i Jerusalemit. Ai gjithashtu është anëtar i fakutetit në Institutin Mandel për Lidership. Interesat e tij primare janë në studimin e identitetit kulturor, etnik dhe ndërkombëtar, duke përfshirë proceset e identitetit dhe negociatat gjatë arsimit ndërkulturor formal/joformal. Interesat e tij shtrihen në proceset njerëzore  të të mësuarit, zhvillimin dhe  praktikat e tyre dhe në rrethanat formale/joformale si dhe reale/virtuele, procese të cilat  nga prespektivat socio-istorike në të cilat ai është rritur, përbëjnë një pjesë të madhe të veprimtarisë njerëzore.

Ligjerata ishte e organizuar në kuadër të nivelit të avancuar për arsimim të integruar. Pjesmarësit kishin  mundësinë të mësojnë më shumë për temat “ Dialogu ndërkulturor i procesit formal dhe jo formal të të mësuarit”

Leksioni u ndoq me interes nga pjesëmarrësit, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në seancën e diskutimit.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit  grupeve e 3,4 dhe 5  janë shpërblyer me certifikata për përfundimin e suksseshëm të nivelit bazik të trajnimeve për arsimim të integruar.