Gjatë muajit nëntor të 2018, mësimdhënësit Kristina Stojanova dhe Zerin Kokoljari me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitete nga seksioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet në kuadër të temës mujore Ngjyrat dhe tonet ishin shumë interesante dhe tërheqëse për fëmijët të cilët njëkohësisht mësuan më shumë për ngjyrat kromatike dhe akromatike, të ngrohta dhe të ftohta dhe bashkëpunuan me nxënësit e tjerë në grup.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë, nxitja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit përmes shprehjes dhe krijimtarisë artistike, kultivimi i interesit për krijimtarinë artistike si dhe ndjesinë për njohjen e gjërave estetike në mjedisin e afërt, përmirësimi i shkathtësive për përdorim të drejtë të teknikave të ndryshme artistike.