Më 15 shkurt 2019, mësimdhënësit Deniz Rexhepov dhe Zujca Stojanova bashkë me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin „Lojëra me argjile“ në kuadër të Eko sekcionit, nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Mësuesit shpjeguan se si punohet me argjilë dhe prezantuan disa punime të bëra paraprakisht. Pastaj, nxënësit punuan në çifte, me kënaqësi përpunuan argjilen dhe me të modeluan disa enë.
Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të fantazisë fëmijërore dhe potencialit kreativ, nxitjen e nxënësve për të përdorur në mënyrë aktive termet e mësuara në të folurit e përditshëm, zhvillim i muskujve të imët të dorës gjatë manipulimit me argjilë si dhe përkrahjen e shprehisë së punës për mirëmbajtje të rregullt të shtëpisë familjare.