Më 21 shkurt 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Shishe qelqi” nga tema mujore Lojëra me qelq në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Për të krijuar atmosferë të këndshme pune, aktiviteti filloi me lojë. Pastaj, nxënësit të ndarë në grupe, zbukuruan shishe qelqi sipas dëshirës së tyre.
Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të fantazisë fëmijërore dhe potencialit kreativ, nxitjen e nxënësve për të përdorur në mënyrë aktive termet e mësuara në të folurit e përditshëm, krijimin e shprehisë për hedhjen e drejtë dhe të sigurtë të mbeturinave të qelqit si dhe përkrahjen e shprehisë së punës për mirëmbajtje të rregullt të shtëpisë familjare.