Gjatë muajve të parë të vitit shkollor 2018/2019, mësimdhënësit Emilija Prçkova dhe Atixhe Seiti me nxënësit e klasës së tetë realizuan aktivitete nga sekcioni Mediatiko – skenik nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit prezantuan veten e tyre dhe nëpërmjet lojërave të ndryshme mësojnë më shumë për shokët e tyre të klasës. Shfrytëzuan fletëza në të cilat janë të shkruara ndjenja të ndryshme (dashuria, xhelozia, zilia, trishtimi, lumturia, gëzimi, zemërimi, frika, droja, mërzia etj.) dhe nëpërmjet komunikimit joverbal treguan, aktruan për cilën ndjenjë bëhet fjalë.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: nxitja e bashkëpunimit grupor dhe në çift, përkrahja e klimës pozitive socio-emocionale në grup, nxitja e interaksionit të ndërsjellë, inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në rrethinë dygjuhësore, përforcim i vetëbesimit te nxënësit si dhe nxitja e origjinalitetit dhe kreativitetit fëmijëror.