Gjatë muajve të parë të vitit shkollor 2018/2019, mësimdhënësit Gabriela Angelkoska dhe Qefali Fejzullai bashkë me nxënës së klasës së tetë, realizuan aktivitete nga seksioni Klubi sportiv Nansen nga  Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti ishte tërheqës dhe argëtues për nxënësit të cilët në të njëjtën kohë u njoftuan me njëri tjetrin dhe realizuan teknika dhe lojëra të ndryshme sportive.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë të inkurajohet fryma konkurruese tek nxënësit dhe marrëdhëniet konstruktive bashkëpunuese në lojëra grupore, të promovohet dhe të mbështetet mënyra e shëndetshme e jetesës tek nxënësit, të aftësohen nxënësit për kryerje  të drejtë të teknikave të ndryshme sportive, të përmirësohet gatishmëria e përgjithshme fizike si një parakusht për zhvillimin fizik të duhur, si dhe të aftësohen nxënësit për t’u çliruar nga tensioni fizik dhe psikologjik përmes lojërave kolektive.